Caktohen kandidatët nga PDSH për ministër dhe zv/ministër

Kuvendi i PDSH pas pak çasteve vendosi që partia e tyre të bëhet pjesë e Qeverisë. Luan Tresi nga kjo parti tha se Kuvendi qendror ka pranuar ofertën e kryeministrit Zoran Zaev dhe PDSH do të bëhet pjesë e Qeverisë.

Sipas tij, PDSH do udhëheq ministrin për investime dhe zvministrin e Transportit dhe Lidhjeve. Tresi theksoi se prof.dr. Bardhyl Dauti është caktuar në postin e ministrit të kësaj ministrie, ndërsa zv/ministër Prof.dr.Mitasim Beqiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here