Caktohet data për meçin Mike Tyson – Roy Jones JR

Është konfirmuar dueli i Mike Tyson me Roy Jones JR. Ikona e boksit, Mike Tyson do të bëjë rikthimin e madh në ringun e boksit, tashmë kur ka shkelur të 50-tat.

Tyson do të përballet me Roy Jones JR, në Los Angeles, më 12 shtator. Dueli do të jetë ekzibicion dhe do të zgjasë tetë raunde.

Kujtojmë se Tyson po stërvitet tash e disa kohë për rikthimin e tij në ring dhe forma e tij nuk e bënë atë të duket si një 54 vjeçar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu