Calhanoglu drejt marrëveshjes, agjenti i Dybala me sytë nga telefoni

Hakan Calhanoglu dhe Paulo Dybala mbeten në qendër të vëmendjes, për shkak të zërave të shumtë të merkatos. Për të parin thuhet se është drejt rinovimit me Milanin. Gazetari Nicolo Shcira shkruan se të mërkurën është programuar një takim.

Kuqezinjtë i kanë ofruar 4 milion euro në sezon fantazistit turk, të cili kontrata i përfundon më 30 qershor. Momentalisht menaxheri i tij, Gordon Stipic, kërkon 5 milion euro në sezon. Marrëveshja mund të arrihet për 4.5 milion euro.

Sa i takon Dybala, së fundmi ka pasur zëra se drejtuesit e Juventusit do të ulen së shpejti të flasin për rinovimin. Menaxheri i tij, Jorge Antun, është në pritje të një telefonate dhe deri më tani nuk e ka marrë një të tillë. Vetë Dybala për momentin është i fokusuar te rikthimi në fushën e blertë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu