sh-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka gjetur kohë për një urim për përfaqësuesen e vendlindjes së tij, Kosovës.
Cana, përmes një postimi në Facebook, rezultatin e mbrëmshëm e ka quajtur pozitiv për Kosovën.
“Një urim përfaqësueses së Kosovës për rezultatin e parë pozitivë dhe lojën”, ka shkruar Cana në Facebook.
Kujtojmë se urime për debutimin e Kosovës ka bërë edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkelzen Gashi ditën e djeshme.