Cassano: Totti do të harrohet, vetëm Messi, Maradona dhe Cruyff do mbesin të përjetshëm

Antonio Cassano mbron Luciano Spallettin dhe thotë se Francesco Totti do të harrohet në 20 vjet pasi vetëm Leo Messi, Diego Maradona, Johan Cruyff janë të përjetshëm.

Tifozët e Romës brohoritën emrin e Tottit dhe vazhduan të fajësojnë Luciano Spallettin kur trajneri toskan u kthye në Stadio Olimpico të dielën për t’u përballur me Romën. Cassano, një ish-sulmues i Romës, mbrojti teknikun e Napolit dhe çuditërisht sulmoi ish-bashkëlojtarin e tij.

Ato goditje kundër Spallettit janë një turp. Ai bëri gjëra të mahnitshme në Romë dhe e donte klubin”, deklaroi Cassano gjatë emisionit Tëitch Bobo TV, të drejtuar nga ish-sulmuesi i Italisë, Christian Vieri.

Për çfarë? Sepse e bëri Tottin të pensionohej? Çmendem kur i dëgjoj këto gjëra. A po më thoni që Totti doli në pension sepse nuk luajti nën Spallettin? Kam luajtur në Romë, kështu që e di për çfarë po flas. Për mua është një skandal dhe më vjen keq ta them këtë sepse kam kaluar shumë mirë në Romë”.

“Spalletti duhej të bënte zgjedhjet e tij dhe kur u kthye, u kualifikua në Ligën e Kampionëve. Tifozët duhet të mendojnë për të mirën e Romës, Spalletti nuk meritonte kritika, por vetëm lëvdata. Nuk e meritonte”.

Totti do të harrohet pas 20 vitesh, vetëm Messi, Maradona dhe Cruyff janë të përjetshëm. De Rossi ishte ‘Capitan Futuro’, por ai është harruar, nuk kam parë kurrë dikë që e do Romën aq shumë sa ai. Totti e do Romën, De Rossin 100 herë më shumë”.

Cassano kaloi katër vjet e gjysmë në kryeqytet, duke shënuar 52 gola në 161 paraqitje. Më pas ai u transferua në Real Madrid, ku qëndroi vetëm për një vit e gjysmë përpara se të kthehej në Serie A, duke iu bashkuar Sampdorias. Ai gjithashtu luajti me Interin, Milanin dhe Parmën gjatë karrierës së tij si lojtar para se të pensionohej në vitin 2017.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu