Çaushoglu: Kurrë nuk kemi kërkuar dhe as nuk kërkojmë leje për operacionet tona ushtarake

Turqia nuk ka nevojë për lejen e askujt për të kryer ofensiva ushtarake kundër militantëve të dyshuar kurdë në Siri, tha sot ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çaushoglu.

“Ne kemi shkëmbyer ide, por asnjëherë nuk kemi kërkuar leje për operacionet tona ushtarake”, shpjegoi Çaushoglu.

Ai e bëri deklaratën dy ditë pas një samiti në Teheran, ku Rusia dhe Irani kundërshtuan propozimin e Turqisë për një operacion të ri ushtarak në Sirinë veriore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu