“Ç`bën, do na shkatërrosh të gjithëve”, Erdogan telefonon Putinin: Stop luftës!

Për të dytën herë brenda 9 ditësh, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka telefonuar shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, dhe këtë radhë, biseda, kishte një sens të shtuar ugjence.

Nga sa pohojnë burime në Turqi, Erdogan edhe një herë i ka treguar Putinit se Ankaraja është e gatshme të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës për gjetjen e një zgjidhjeje, duke i mëshuar idesë “se lufta po i dëmton të gjithë”.

Pa llogaritur pastaj se ç`do të ndodhte nëse viheshin në përdorim armët atomike, siç kërcënon prej ditësh lideri rus. Presidenti turk ka insistuar të lejohet arritja e një kompromisi për centralin nuklear të Zaporizhias, e më tej, edhe për fundin e të gjithë konfliktit që zvarritet prej muajsh.

Më herët, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, deklaroi se kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara e konsideron centralin e Zaporizhjës si ndërtesë ukrainase.

Rusia e pushtoi në muajin maj kompleksin e ndodhur në jug të Ukrainës, që është praktikisht ndërtesa më e madhe bërthamore në Evropë, por pas marrjes nën kontroll sërish lejoi që aty të punonte stafi ukrainas. Turqia është anëtare e aleancës veri-atlantike të NATO-s, dhe ka marrëdhënie të mira me Ukrainën.

Por ajo është gjithashtu e afërt me Moskën, e cila po e ndihmon në ndërtimin e centralit të saj të parë bërthamor, që po ndërtohet në Akkuyu, në jug të Turqisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu