“Çdo shqiptar me zemër do të ishte pro bashkimit kombëtar”, Pollo komenton deklaratën e Kurtit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo u shpreh në Euronews Albania se deklaratën e Albin Kurtit për bashkimin kombëtar mund ta thotë çdo shqiptar.

“Çdo shqiptar me zemër fare mirë do ta thoshte këtë gjë. Albin Kurti çështjet e brendshme të reformave edhe masave të nevojshme i ka vënë në plan të parë. Ne i urojmë sukses”, u shpreh zoti Pollo.

Pyetjes se a ka një sinkronizim mes Albin Kurtit dhe Lulzim Bashës për ndryshime të kushtetutave, Pollo theksoi se pas 25 prillit do të ketë një bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe kulturor mes dy vendeve.

“Nuk besoj se duhet kërkuar kështu sinkronizimi, pas 25 prillit sinkronizimi do ketë të bëjë me bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor”, tha ai.

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama ai theksoi se e ka përdorur gjithmonë çështjen e bashkimit me Kosovën për të marrë koncesione jo parimore.

“Edi Rama ka përdorur çështjen e Kosovës, ka apostrofuar bashkimin jo për të kontribuar në afrimin, integrimin apo bashkimet e mundshme 8 vjet si kryeministër, por vetëm për kërcënuar bashkimin Europian për të marrë koncesione jo parimore me rrugë jo parimore”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu