CDU e Angela Merkelit përkrah dhe përshëndet garimin e Vjosa Osmanit

Vjosa Osmani tashmë edhe zyrtarisht është kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Garimin e saj në zgjedhjet e jashtëzakonshme e ka përshëndetur edhe anëtari i CDU-së së Angela Merkel, Nikolas Lobel.

“Deputetja Vjosa Osmani është gruaja e parë në historinë e Kosovës që po garon për kryeministre. Osmani vjen nga LDK-ja, parti simotër e CDU-së dhe anëtare e familjes së Partive Popullore të Evropës”, ka shkruar Lobel në profilin e tij në Twitter.

“Unë besoj fuqishëm që politikanët e ri dhe të besueshëm mund t’i injektojnë Kosovës energji dhe vizion të ri”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu