Çedomir Jovanoviç: Vuçiç dhe Putin kanë bërë gati pazarin për Kosovën dhe Bosnjën

Ish-numri dy i qeverisë serbe tha se Vuçiç e ka dorëzuar Kosovën pasi ja kanë vënë me detyrim përcaktim, por po i dorëzon “në tepsi” Presidentit të Rusisë gjysmën e Bosnjës.

Mendoj se nëse i tërë rajoni nuk shkon drejt Evropës, as Serbia nuk do të shkojë drejt Evropës. A e vënë ata gishtin në kokë dhe të mendojnë se askush nuk e ka sjellë kurrë atë problem të Bosnjës. Tani Vuçiçi po i kthehet nacionalizmit dhe thotë se nëse e jep Kosovën do ta marrë Bosnjën, por kur e merr Bosnjën, cili është hapi tjetër? Kjo ishte pyetja e Jovanoviç, i cili ka lëshuar disa alarme në Prishtinë.

Jovanoviç, në ligjeratën e tij tha se do të ishte mirë që Serbia të ishte shteti i parë që do ta njihte Kosovën. Në fakt edhe sot lideri i Partisë Liberaldemokrate, i cili ka pasur disa probleme shëndetësore si pasojë e Covid 19, ka bërë thirrje disa herë për njohjen e Kosovës nga Serbia… “Në marrëdhëniet normale, do të na mundësohej neve që të vijmë këtu pa kurrfarë droje, qoftë ajo shtëpi e ndonjë familje, manastir, punë, sport apo çfarëdo qoftë. Ju qartë e dini se çka doni, ju e doni anëtarësimin në OKB dhe njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë”, tha ai.

Ndërkaq, duke kujtuar ish shefin dhe bashkëpunëtorin e tij Zoran Gjinxhiç, Jovanoviç tha se ai u eliminua pikërisht se ishte gati për të njohur Kosovën.

I pyetur nga studentët e Kolegjit AAB se nëse do të ishte gjallë Zoran Gjingjiç, a do ta njihte pavarësinë e Kosovës, ai u përgjigj duke thënë se nuk ka kuptim që problemi i Kosovës të mbetet gjithmonë i hapur dhe se po të ishte gjallë Gjingjiç, sipas tij, këtë pakuptimësi do ta eliminonte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu