Eshtë një ndër lojtarët shqiptarë më në formë të momentit, Cekici vazhdon me performancet e mira dhe golat spektakolarë në Slloveni.
Së fundmi Endri ka arritur të realizojë një super gol nga goditja e dënimit për Olimpia Ljubjana në fitorën 6-0 që arriti të merrtë në shtëpi ndaj Rudarit.
Skuadra e Cekicit e vuri menjëherë diktatin në fushë duke shënuar që në minutën e 4, teksa pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e thellë 4-0. Në pjesën e dytë, është shënuar një tjetër gol ndërkohë që Çekiçi kishte rezervuar “qershinë mbi tortë”.
Mesfushori pogradecar, ka marrë përsipër një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme dhe ka tentuar me të parën portën duke goditur në krahun e portierit. Gjuajtja e tij, është shoqëruar me sy nga portieri kundërshtar teksa është ndalur në rrjetë. Ky ishte goli i pestë për të në 10 ndeshje kampionat dhe renditet në krye të klasifikimit me 5 pikë më shumë se vendi i dytë.
Video:










