Çelik për tensionin Rusi-Ukrainë: Dëshirojmë zgjidhe me rrugë diplomatike

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik në deklaratën për shtyp të zhvilluar të hënën gjatë mbledhjes së Këshillit Qendror Ekzekutiv (MYK) të partisë, tha se Turqia kërkon që tensioni Rusi-Ukrainë të zgjidhet me rrugë diplomatike.

Ai bëri të ditur se në mbledhjen e MYK-së u shqyrtuan politikat e brendshme dhe të jashtme dhe një nga çështjet që po ndjekin nga afër është konflikti ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Duke shpjeguar se Turqia nuk e njeh aneksimin e rajonit të Krimesë të Ukrainës nga Rusia dhe e ka demonstruar qartë qëndrimin e saj, Çelik tha: “Vd ekja e 20 ushtarëve ukrainas, rritja e prezencës së Rusisë në lindje të Donbasit dhe në lindje të Ukrainës, ky mobilizim në detin e Zi nuk do të ketë dobi për askënd.”

“Ne dëshirojmë që tensioni Rusi-Ukrainë të zgjidhet me rrugë diplomatike në kuadër të grupit të kontaktit tresh ndërmjet Rusisë, Ukrainës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu