“Çështje ditësh”, marrëveshja LDK – Vjosa Osmani

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se çështja e marrëveshjes ndërmjet LDK-së dhe presidentes Vjosa Osmani pritet të sqarohet shumë shpejt.

“Marrëveshja mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit është çështje që do të definohet brenda ditëve në vijim, nuk e kam këtë informacion se a janë takuar Abdixhiku me Osmanin”, tha Havolli.

Ai nuk konfirmoi nëse ka pasur takim mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe presidentes Osmani, duke lënë të hapur mundësinë që zhvillimet të konkretizohen në ditët e ardhshme./RTV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu