Çfarë diskutoi Blinken me Kurtin dhe Vuçiqin?

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se sot ka zhvilluar biseda të mira dhe produktive telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Blinken, përmes postimeve në rrjetin social Twitter, ka treguar se gjatë bisedës me Kurtin kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përpjekjet drejt integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës.

Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne theksuam sesa i rëndësishëm është bashkëpunimi ynë bilateral dhe përpjekjet drejt integrimit evropian dhe euroatlantik. E falënderova edhe për mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës”, ka shkruar Blinken.

Sekretari amerikan gjithashtu ka treguar përmbajtjen e bisedës me presidentin serb, Vuçiq.

Kisha një bisedë produktive me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ne diskutuam rëndësinë e partneritetit tonë dypalësh dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Serbisë për integrimin evropian, paqen dhe stabilitetin rajonal. E urova Serbinë për hapjen e ambasadës së re në Uashington D.C.”, ka shkruar Blinken.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu