Këto janë ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane, organizon një tryezë diskutimi me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës për zhvillimet dhe planet në sektorin e menaxhimit të mbeturinave. (Hotel Sirius, 10:00)
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj pret në takim Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi. (Ndërtesa e komunës se Deçanit, ora 10:00)
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe GIZ, me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës me temë “Zhvillimet dhe planet në sektorin e menaxhimit të mbeturinave”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi i bjenë një vizitë Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Isa Boletini” në Isniq. (Isniq, ora 10:45)
Drejtorja e Misionit të USAID-it, Lisa Magno merr pjesë në ceremonin e nënshkrimit një MM e cila shënon fillimin programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt në Komunën e Fushë Kosovës. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës, ora 11:00)
Me sloganin “Me Pamje Kah Vneshta”, fillon edicioni i 17 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest. (N’Konak të Rahovecit tek shtëpia e verës, ora 11:30)
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi i bjenë një vizitë Shkollës së Mesme Teknike “Tafil Kasumaj” në Deçan. (Deçan, ora 11:45)
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen zyrtare të festës së rrushit “HardhFest”. (Ambientet e Stone Castle, Rahovec, ora 12:00)
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri bëhet përurimi i kompleksit memorial “Dr.Ibrahim Rugova”, kontribut i Shoqates “Sali Çekaj” dhe shume qytetareve, aktivisteve dhe veprimtareve të tjerë. (Fshati Malaj në Rugovë, ora 12:00)
Lëvizja Vetëvendosje! organizon tribunë me rastin e 20 vjetorit të hapjes së Zyrës së UÇK në Prishtinë. (Hotel Grand, ora 14:00)
Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me të cilin do të nënshkruajë dy marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e dy projekteve në fushën e mjedisit. (Kabinetin i Ministrit, ora 14:00










