Çfarë duhet të lutemi në Natën e Kadrit?

Nata e Kadrit është një ndër netët e bekuara të muajit Ramazan, e cila gjendet në dhjetëditëshin e fundit të tij. Kurani Famëlartë dhe thëniet profetike tregojnë për rëndësinë dhe vlerat e mëdha që përmban kjo natë.

Kurani ka një sure të veçantë e cila mban këtë emër dhe përshkruan me hollësi veçoritë e saj.

“Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit. Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E çka di ti se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë Natë, duke sjellë dekretin Hyjnor lidhur me çdo çështje. (Pas zbritjes së tyre) ka paqe deri në lindjen e agimit”.

Hazret Ajshja r.a. e pyeti të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: “Nëse gjej Natën e Kadrit, ç’lutje duhet të bëj?” Ai i tregoi këtë lutje:

O Allah! Ti Je Falës, shumë Bujar. Të pëlqen falja. Më fal mua!

Sipas një transmetimi tjetër, për nga veprat, dhjetë ditët e fundit e muajit të Ramazanit, janë më të nderuara e më të dashura tek Allahu, prandaj robi duhet t’i kalojë ato duke kujtuar Allahun, duke recituar shehadetin, dhe duke madhëruar e lavdëruar sa më shumë Allahun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu