“Do ta shkatërrojnë Evropën” – Trump kritikon ashpër Spanjën për krizën e emigracionit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër Spanjën për menaxhimin e emigracionit, duke pretenduar se vendi nuk ka kontroll mbi kufijtë e tij.

“Është shumë e trishtueshme ajo që po ndodh në Spanjë, një vend që nuk ka asnjë kontroll mbi kufirin e tij”, deklaroi Trump.

Në një prononcim për televizionin britanik GB News, presidenti amerikan e cilësoi situatën si një “skandal”, duke paralajmëruar se pasojat mund të prekin edhe vendet e tjera evropiane.

Sipas tij, emigrantët që hyjnë në territorin spanjoll nuk do të qëndrojnë vetëm aty, por do ta vazhdojnë udhëtimin drejt shteteve të tjera të Evropës.

“Ata do ta shkatërrojnë Evropën, sepse sapo të hyjnë në Spanjë, nuk do të ndalen në Spanjë. Ata do të vërshojnë në vendin tuaj dhe në çdo vend tjetër”, tha Trump.
Deklaratat e tij vijnë në kohën kur kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka hedhur poshtë pretendimet se ekzistojnë prova të forta që Maroku ka organizuar një fluks masiv emigrantësh drejt Ceutës, enklavës spanjolle në Afrikën Veriore.

Trump edhe më herët e ka kritikuar Spanjën, e cila është anëtare e NATO-s, për qëndrimin dhe politikat e saj ndaj emigracionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu