Çfarë është VAMPIRE, sistemi që SHBA po i jep Ukrainës për të rrëzuar dronët?

Shtetet e Bashkuara zbuluan se do të dërgojnë një sistem ajror kundër-dronëve të njohur si VAMPIRE në Ukrainë si pjesë e paketës së saj të fundit të ndihmës ushtarake.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, më 24 gusht, Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Pentagoni njoftoi se do të furnizojë vendin me gati 3 miliardë dollarë pajisje dhe municione ndërsa po lufton pushtimin rus.

Dhe në këstin më të madh të ndihmës për sigurinë për Ukrainën që SHBA ka dërguar deri më sot, përfshihet një numër i paspecifikuar sistemesh kundër dronëve të quajtur “Vehicle-Agnostic Modular Modular Paletized ISR Rocket Equipment”, ose “VAMPIRE”, ka konfirmuar për Newsweek, një zëdhënës i L3 Harris, një kompani teknologjie dhe kontraktor i mbrojtjes.

Siç tregon Newsweek, një “fletë faktesh” në uebsajtin e L3Harris përshkruan VAMPIRE si një sistem modular që ofron “aftësi goditëse precize”.

Përveçse është në gjendje të synojë dronët dhe mjetet e tjera ajrore pa pilot, VAMPIRE është projektuar për të përfshirë një sërë objektivash të tjerë.

Ashtu si Sistemet e Raketave “HIMARS”, të cilat SHBA i kanë dërguar gjithashtu në Ukrainë, VAMPIRE mund të vendoset në automjete si kamionçina.

Sistemi ynë VAMPIRE u ofron forcave të armatosura ukrainase aftësi edhe më të fuqishme ndërsa ato vazhdojnë të mbrojnë vendin dhe demokracinë e tyre në Evropë dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të palëkundur për misionin e tyre”, citohet të jetë thënë nga L3 Harris.

Siç vë në pah Newsweek, injektimi i fundit i ndihmës ushtarake tani do të thotë se SHBA-ja tani ka dërguar më shumë se 13.5 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë në Ukrainë që nga janari 2021.

Ndërkohë në një deklaratë të mërkurën, presidenti Joe Biden tha se ndihma ushtarake do t’i lejojë Ukrainës “të përvetësojë sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme artilerie dhe municione, sisteme ajrore kundër dronëve dhe radarëve për të siguruar se mund të vazhdojë të mbrohet për një afat të gjatë”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu