Çfarë kishte theksuar Prof. dr. Veton Latifi gjatë promovimit të librit “Shekulli i ri i politikës shqiptare” në Tiranë?

“Të gjitha çështjet që i kam trajtuar në librin tim të fundit “Shekulli i ri politikës shqiptare” jam munduar që t’i shoh e reflektoj me kujdes të vecantë dhe para së gjithash me një qasje sistematike, që është jashtë ndikimeve të perspektivave te politikave ditore. Jam munduar deri në maksimum që t’u shmangem formulimeve në formë deklaratash e gjykimeve ad hock. Me këtë rast kam përcjellur rrugën objektive edhe të eksplorimit edhe të trajtimit të çështjeve dhe fenomeneve. Nuk u kam lënë hapësire as slloganeve e as indoktrinimit.

Por, kjo nuk do të thotë që iu kam shmangur tërësisht mendimit personal. Jam munduar më shumë se kurdoherë që ta artikuloj dhe të jem më i drejtëpërdrejte se sa në librat e mij të mëparshëm, por si gjithnjë edhe në këtë shkrim iu kam shmangur interesit personal, apo atij politik dhe në këtë drejtim e kam pasur fare lehtë: pasiqe duke mos i takuar e as duke mos gravituar kah ndonjëri subjekt politik nuk kam interese partiake e as bilance të shërbimeve partiake.

Para së gjithash, kam obligimin intelektual që t’i shërbej kombit tim, si dhe njëkohësisht kam interesin që t’i shërbej qytetarit shqiptar që don të lexoje gjithandej ku flitet shqipja dhe natyrisht i kam shërbyer studentit e studjuesit që të lexojë e pajiset me njohuri më të thellësuara të mendimit politik shqiptar.”

(Prof. dr. Veton Latifi, Tiranë, 7 maj 2015)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu