Çfarë ndodhi? Rusia lëshon urdhër arresti për kryeministren e Estonisë

Rusia vendosi të martën në listën e të kërkuarve kryeministren e Estonisë Kaja Kallas. Ministria e Brendshme e Rusisë përfshiu Kallas në një bazë të dhënash, si “një person në kërkim”, sipas kodit penal.

Por nuk përmendi ndonjë akuzë specifike.

Kallas ka qenë një mbështetëse e zëshme e Ukrainës që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt 2022. Ajo ka qenë një nga zërat më të fortë në Bashkimin Europian dhe në NATO në favor të dërgimit të më shumë armëve për Ukrainën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu