Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Panairin e Punës, në qytetin e Elbasanit.
Por para fillimit të aktivitetit ai është pritur me protesta.
Qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike kanë dalë me pankarta në duar kundër qeverisë së Edi Ramës
“Poshtë pashallarët e krimit”, shkruhej në pankarta, ndërsa është vënë re një numër i shtuar i forcave të policisë.
Pas Cërrikut Rama pati edhe një takim për turin e llogaridhënies në Cërrk
Edhe aty qytetarët dolën me pankarta në duar duke bërtitur: turp turp.
Kujtojmë që ditën e djeshme një protestë e ngjashme iu rezervua ministri Xhafaj në Tiranë.










