Çfarë shkruan në dokumentin për bashkimin e katër rajoneve me Rusinë?

Duma e Shtetit ratifikoi marrëveshjet e anëtarësimit të Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, si dhe të rajoneve Kherson dhe Zaporozhye në Federatën Ruse, transmeton InfoShqip.

Kufijtë e rajoneve DPR, LPR, Kherson dhe Zaporozhye, të lidhura me territorin e vendeve të huaja, janë kufijtë shtetërorë të Rusisë, sipas marrëveshjeve për pranimin e katër rajoneve në Rusi dhe formimin e njësive të reja.

Dokumentet u nënshkruan në Kremlin më 30 shtator nga presidenti rus Vladimir Putin dhe liderët rajonalë.

Në marrëveshje, ndër të tjera thuhet:

– Deri më 1 janar 2026, në të katër subjektet e reja do të zbatohet një periudhë kalimtare për zgjidhjen e çështjes së detyrimeve ushtarake dhe shërbimit ushtarak.

– Gjithashtu, deri atëherë, duhet të zgjidhen çështjet e integrimit të rajoneve të reja në sistemin ekonomik, financiar, kreditor dhe juridik të Rusisë, si dhe në sistemin e organeve qeveritare.

– Legjislacioni rus dhe aktet e tjera normative ligjore hyjnë në fuqi në rajonet e reja nga dita e pranimit të tyre në Rusi.

– Aktet ligjore normative të rajoneve Kherson dhe Zaporozhye nuk zbatohen nëse bien ndesh me Kushtetutën e Rusisë.

– Në të njëjtën kohë, aktet ligjore normative të DPR dhe LPR janë të vlefshme deri në fund të periudhës së tranzicionit ose miratimin e aktit ligjor përkatës të Rusisë.

– Qeveritë e DNR dhe LNR do të vazhdojnë punën e tyre deri në formimin e administratave të reja të kryetarëve në detyrë të republikave.

– Qeveritë e rajoneve Kherson dhe Zaporozhye duhet të krijojnë administrata të guvernatorëve në detyrë në përputhje me ligjet ruse.

Marrëveshjet zbatohen përkohësisht nga data e nënshkrimit dhe hyjnë në fuqi nga data e ratifikimit. Ratifikimi u bë pas një ceremonie të premten e kaluar në Kremlin ku Presidenti Vladimir Putin dhe krerët e republikave të Donbasit dhe administratorët pro-rusë të rajoneve Zaporozhye dhe Kherson nënshkruan marrëveshje për pranimin e rajonit në Federatën Ruse./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu