Çfarë u bisedua në takimin me Ramën në Tiranë? Tregojnë nga zyra e Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Nga zyra e kryeministrit për portalin rtv21 kanë treguar se çfarë u diskutua në takimin Rama-Kurti në Tiranë që nuk kishte asnjë lajmërim zyrtar.

Bëhet e ditur se në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh./21Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu