Chelsea i hapur për të nënshkruar me Icardin

Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Mauro Icardi.

28-vjeçari është i lidhur fort me një largim nga Parc des Princes mes mungesës së minutave nën drejtimin e Mauricio Pochettinos.

Megjithatë, klubet e interesuara për sulmuesin argjentinas nuk mungojnë dhe janë të shumta ato që duan shërbimet e tij.

Chelsea thuhet se mund të nisë tentativat e një transferimi të Icardin qysh në afatin kalimtar të janarit. Icardi ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri në vitin 2024 dhe çmimi i tij sillet rreth 40 milionë euro.

Argjentinasi është lidhur gjithashtu edhe me një rikthim në Serie A, me Juventusin dhe Romën mes klubeve të interesuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu