Chelsea-s i përgjysmohet dënimi i FIFA-s

Klubi londinez mund të realizojë përforcime gjatë merkatos janarit pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sportin ka marrë vendimin që të reduktojë ndalesën e transferimeve të vendosur nga FIFA.

Chelsea është dënuar në shkurt nga FIFA me një ndalesë transferimesh për dy afatet e ardhshme kalimtare për shkeljen e rregullave rreth transferimit të të miturve.

Tashmë është vendosur që atyre t’i përgjysmohet dënimi dhe ata do të jenë të lirë të transferojnë lojtarë nga muaji i ardhshëm.

Është Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka marrë këtë vendim.

“Chelsea është i lirë të nënshkruajë lojtarë nga janari pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sport përgjysmoi ndalesën e transferimit të klubit”, thuhet në njoftimin e klubin londinez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu