Chelsea shkarkon ish-yllin e tij Frank Lampard, ky është një pasardhës i mundshëm në pankinë

Frank Lampard mish-ylli i Chelsea në kohën më të artë të këtij klubi londinez, u shkarkua zyrtarisht si trajner pas krizës së rezultateve në të cilën blutë e kryeqytetit britanik, të udhëhequr nga ai, ka rënë kohët e fundit.

Ndërkohë, Chelsea duket se tashmë ka një pasardhës të gatshëm, pasi pretendohet se do ia besojë drejtimin gjermanit Thomas Tuchel, i sapolarguar nga PSG.

Tuchel ka qenë pa punë që kur u shkarkua nga PSG në dhjetor, dhe blutë janë veçanërisht të interesuar për emërimin e tij sepse ai është trajneri i preferuar i dy yjeve të tyre – Kai Havertz dhe Tim Werner.

Havertz dhe Werner arritën në Londër këtë verë si përforcime të mëdha, por nën drejtimin e Lampard ata nuk i përmbushën aspak pritshmëritë. Ardhja e Tuchel me siguri do të pasohet nga një ringjallje e të dyve dhe një kthim në formën e vjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu