Cilat janë 5 kompanitë më të mëdha vendore të duhanit, qarkullojnë mbi 100 milionë euro

Të dhënat zyrtare tregojnë se të ardhurat e pesë kompanive më të mëdha të duhanit në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar kanë kaluar 100 milionë euro, pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave është realizuar nga eksportet.

Kompania më e madhe vendore e përpunimit të duhanit është “Alliance One” me seli në Kavadar. Kjo kompani është një degë e “Alliance One International” LLC, furnizuesi më i madh në botë i duhanit për prodhuesit kryesorë ndërkombëtarë të cigareve.

Vitin e kaluar kjo kompani në Maqedoni ka realizuar të hyra në vlerë prej 41 milionë euro, ndërsa fitimi ka qenë 2.5 milionë euro.

E dyta në tregun e duhanit është ish-kombinati i duhanit të Shkupit, që është pjesë e grupit ndërkombëtar “Imperial Tobacco” për më shumë se njëzet vjet. Të ardhurat e tij vitin e kaluar arritën në 27.4 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar fitimi ishte 1.33 milionë euro.

E treta në listën e më të mëdhenjve në Maqedoni është kompania shtetërore Fabrika e duhanit Prilep. Dhe këtu vlen të theksohet se në vitet e fundit kompania ka punuar me sukses në ndryshim nga periudha e mëparshme. Vitin e kaluar të hyrat u rritën për 29 për qind në vlerë prej 21.1 milionë euro, ndërsa fitimi ishte 2.2 milionë euro.

Ndërmarrja me bazë në Prilep dhe një kooperativë e prodhuesve grekë të duhanit, e quajtur SEKE, është ndër pesë më të mëdhatë. Të ardhurat e tyre janë 14.1 milionë euro, ndërsa fitimi 1 milionë euro./Faktor.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu