Cilat janë pasojat e një mjedisi të pashëndetshëm pune, sipas studimeve?

Çdo njeri shpenzon më shumë se gjysmën e ditës në punë, gjë që mund të sjellë pasoja të ndryshme në shëndetin personal. Mes tyre njihet edhe “sindroma e sëmundjes që rritet”, e cila karakterizohet nga një numër simptomash që lidhen drejtpërdrejt me vendin e punës, shkruan Revista Class.

Çdo punonjës zyre (edhe të tjerë) mund të preket nga kjo lloj sindrome, por më të prekshëm janë sidomos ata njerëz që punojnë në teknologji moderne dhe u mungon ambienti i përshtatshëm e i shëndetshëm në vendin e punës. Duke filluar që sistemet me ajër të kondicionuar, deri tek bllokimi në ambiente të mbyllura apo puna vetëm, mund ta shkaktojnë simptoma nga më të ndryshmet. Më shpesh këta njerëz shfaqin në punë dhimbje koke, marramendje, lodhje, takikardi, probleme me frymëmarrjen, ndjeshmëri të lartë ndaj aromave, acarim të lëkurës dhe përqendrim të dobët.

“Femrat janë më të rrezikuara të preken nga “sindroma e sëmundjes që rritet” krahasuar me meshkujt. Kjo ndodh edhe për shkak se numri i femrave që punojnë në zyra është më i lartë, por edhe për shkak se ato janë më të ndjeshme ndaj gjendjes që krijon ambienti i punës” – cilëson  Shërbimi Kombëtar Shëndetësor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu