Cilën ministri duhet t’a udhëheqin serbët? Kurti jep këtë përgjigje

Albin Kurti, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër sot është takuar me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

Pas takimit, Kurti është pyetur nga gazetarët se cilën ministri do tua jepte serbëve nën-udhëheqje, meqenëse në legjislaturën e fundit ka qenë i zëshëm qe Ministria e Bujqësisë të mos i takojë komunitetit serb.

Kurti ka refuzuar të flas me emra të përveç, jo vetëm për komunitet por edhe për ndarjen e ministrive edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Unë as nuk jam në gjendje as i interesuar të flas për ministritë e veçanta me emrat e përveçëm, jo për pakicat, por as për Lidhjen Demokratike të Kosovës e që besa as për Lëvizjen Vetëvendosje. Harmonizimi programor, projektet e përbashkëta, ndarja e përgjegjësive. Emrat e veçantë në fund”, ka thënë Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu