Cili është bashkëpunimi i SHBA-Ukrainë për “Plan B” në lidhje me grurin?

Shtetet e Bashkuara po punojnë me Ukrainën për një “Plan B” për të nxjerrë eksportet e grurit jashtë vendit pas sulmit të Rusisë në portin e Odesa-s, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Samantha Power.

“Plani B përfshin rrugë, hekurudha dhe lumenj dhe dërgimin e maunave dhe rregullimin e sistemeve hekurudhore në mënyrë që ato të lidhen me sistemet në Evropë, për të filluar sa më shpejt eksporti i grurit,” tha Power.

Rreth 20 milionë tone grurë dhe misër janë bllokuar në portin e Odesës.

Ajo tha se shpresonte që marrëveshja e grurit të jetë funksionale pavarësisht lëvizjes së Rusisë për t’i “kthyer menjëherë shpinën” marrëveshjes duke sulmuar Odesën – portin kryesor të përmendur në marrëveshje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu