Cili “mbret” do ta ketë fat? Ronaldo nxjerr në shitje super vilën e mbushur me kujtime

Kjo është shtëpi e denjë për një mbret, por froni po lirohet. Me transferimin e tij prej 115 milionë eurosh te Juventusi, Cristiano Ronaldo dhe familja e tij do ta pastrojnë shtëpinë e tyre prej 5.5 milionë eurosh në periferi të Madridit dhe do të shkojnë në Torino.

Ndjekësit në rrjetet sociale të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” janë të njohur me shtëpinë e tij luksoze në zonën ekskluzive “La Finca” të “Pozuelo de Alarcon”. Ronaldo nuk a hezituar të tregojë imazhe nga rezidenca e tij ultra-moderne në kryeqytetin spanjoll, e cila mburret me shtatë dhoma gjumi dhe tetë tualete.

33-vjeçari, e dashura e tij, Georgina Rodriguez dhe djali, Cristiano Jr., shpesh shfaqen në postimet e mediave sociale nga shtëpia e tyre. Vila luksoze e “Ronnie” ka pishinë të brendshme dhe të jashtme, ku rikuperon energjitë dhe kalon kohë me familjen.

Rezidanca në Madrid përfshin gjithashtu një palestër të stilit të lartë, të pajisur me “pasije rutinë”, një seksion të peshave dhe një zonë shtrirjeje, kështu që Ronaldo mund të ushtrohej pa asnjë problem edhe në shtëpi.

Jashtë, pranë pishinës së jashtme është një fushë futbolli, si dhe karrige. Kushdo që shkon në shtëpinë e tij do të jetë i vetëdijshëm për pronarin e mëparshëm të saj. Ronaldo e ka pasur dorën e derës të monogramuar me inicialet e tij CR.

Ai ka të ngjarë t’i marrë me vete shkronjat gjigande në kopsht, që shkruajnë LOVE, si dhe batanijet me emrin e tij dhe CR7 të shtypura. Një statujë gjigante e Budas ndodhet në frontin e shtëpisë, ndërsa një tjetër është në kopshtin e pasmë. Kjo është gjëja e parë që sulmuesi portugezi sheh kur drejton supermakinat e tij, duke përfshirë një Ferrari, Lamborghini dhe Bugatti, që hyjnë e dalin nëpër portat e vilës.

Një garazh nëntokësor mban koleksionin e tij me mkakina luksoze prej shumë milionë dollarësh. Kjo është një shtëpi, ku Ronaldo ka gëzuar shumë vite, por po e lë atë, edhe Madridin, për të filluar një eksperiencë të freskët në Torino.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu