Cipras kthehet në politikë: Ish-kryeministri grek do të prezantojë parti të re

Ish-kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, njoftoi se më 26 maj do të prezantojë zyrtarisht partinë e tij të re politike. Përmes një videoje simbolike në platformën X, ai përcolli mesazhin: “As para kohe, as vonesë, tani është koha”.

Sipas medieve greke, ky pozicionim i ri i Ciprasit ndërlikon marrëdhëniet brenda opozitës, veçanërisht në radhët e PASOK-ut dhe SYRIZA-s. Sondazhet e para tregojnë se ai gëzon mbështetje të lartë dhe se partia e tij e re madje mund ta kalojë PASOK-un e Nikos Androulakis.

Gjithashtu, vëmendje të madhe po tërheq edhe aktivizimi i Maria Karystianou (ish-kryetare e Shoqatës së viktimave të tragjedisë hekurudhore në Tempi), e cila këtë javë në Selanik do të prezantojë deklaratën themeluese të partisë së saj. Sondazhet tregojnë se ajo po tërheq votues të moshave të reja dhe nga të gjitha orientimet politike.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu