Çitaku: Presioni qytetar e ndali Kurtin, mbrëmë ishte shfaqje e turpshme

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar sërish sot pas dështimit të seancave për presidentin.

Sipas saj, reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurtin të tërhiqet nga përpjekja e tij për ta zgjedhur shefin e shtetit në stil “karate” dhe për ta përmbysur rendin kushtetues.

“Po, edhe mbrëmë bëri aq sa mundi. Doli dhe abuzoi me zyrën e Presidentit. Albin, nga ajo sallë qytetarëve u drejtohet Presidentja apo Presidenti i zgjedhur. Jo Kryeministri dhe as kandidatja e shumicës”, ka shkruar deputetja, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Çitaku në Facebook thotë se gjithçka që ndodhi mbrëmë, ishte një shfaqje e turpshme.

“Shfaqja e mbrëmshme e ilustroi qartë, me zë dhe figurë, se ju në fakt e shihni veten si autoritetin e vetëm në këtë vend: edhe President, edhe Kryeministër, edhe Ministër, edhe Kryeprokuror, edhe gjithçka tjetër”, përfundon postimi, raporton Klankosova.tv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu