Çka do ndodhë mes LDK dhe VV-së, Vjosa Osmani zbardh detaje

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka theksuar se LDK është e gatshme për vazhdimin e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje. Osmani ka cekur se një vullnet i tillë për bashkëqeverisje me VV-në u konfirmua edhe gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe atë të Kryesisë të kësaj partie.

“LDK ka vullnet për bashkëqeverisje me VV-në dhe kjo sot u konfirmua në takim me deputetët, të cilët bartin barrën e vullnetit qytetar, si dhe në takim me Kryesinë, si organ përfaqësues e vendimmarrës. Takimet duhet të vazhdojnë, besoj qysh nesër dhe të gjendet sa më shpejt një zgjidhje në përputhje me interesat e qytetarëve dhe te vendit”, tha ajo për GazetaBlic.

Osmani ka komentuar edhe ‘ultimatumin’ e presidentit Hashim Thaçi për kryetarin e VV-së Albin Kurti, ku thuhej se ky i fundit do të duhej të dërgonte brenda 48 orësh emrin e kandidatit për Kryeministër. Ajo thotë se Presidenti nuk ka të drejtë të caktojë ultimatume dhe as afate për konsultime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu