Çka ndryshon gjatë janarit në Zvicër?

Vaksina e re e fëmijërisë, ndryshime në rregullat e trafikut dhe kosto (shumë) më e lartë, këto e presin Zvicrën në janar 2023

Zvicra, me president të ri

Alain Berset, ministri i Shëndetësisë i Zvicrës dhe kreu i Departamentit Federal të Brendshëm, do të bëhet presidenti i ri më 1 janar dhe do të qëndrojë në këtë post deri më 31 dhjetor.

Ndryshe nga shumica e vendeve, nuk ka asgjë befasuese apo dramatike në lidhje me zgjedhjen e presidentëve në Zvicër: secili nga shtatë anëtarët e Këshillit Federal merr presidencë të radhës njëvjeçare. Dhe nëse ata qëndrojnë në Këshill për më shumë se shtatë vjet, ata mund të bëhen president më shumë se një herë – siç është rasti me Berset, i cili ka shërbyer në Këshill që nga viti 2012 dhe kishte qenë tashmë president më 2018.

Gjithashtu ndryshe nga vendet e tjera, presidenti zviceran praktikisht nuk ka asnjë pushtet. Përveç përfaqësimit të Zvicrës jashtë vendit, “ai ose ajo kryeson mbledhjet e Këshillit Federal dhe ndërmjetëson në rast mosmarrëveshjesh”, sipas faqes zyrtare të qeverisë.

Në situata urgjente, presidenti mund të urdhërojë masa paraprake. Në rastin e pamundur që Këshilli Federal të mos jetë në gjendje të mbajë një mbledhje të zakonshme apo të jashtëzakonshme, presidenti mund të marrë një vendim të njëanshëm” – ky i fundit është i vetmi “fuqi” që presidenti mund të zotërojë, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.

Zvicra zë vendin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Për herë të parë në histori, Zvicra do të ulet nga 1 janari në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (KSOKB) si një nga 10 anëtarët jo të përhershëm.

Sipas qeverisë, kjo lëvizje e paprecedentë për Zvicrën neutrale “përforcon angazhimin e vendit për paqen dhe sigurinë brenda OKB-së dhe globalisht”.

Megjithatë, vendi i Zvicrës në KS të OKB-së ka ndezur polemika midis grupeve të krahut të djathtë, të cilët argumentojnë se ajo shkel politikën e gjatë të vendit për mospërfshirje në punët e jashtme.

Megjithatë, shumica e deputetëve e mbështetën qeverinë në masën kur votuan në mars për të mbështetur kandidaturën e Zvicrës, duke besuar se anëtarësimi në KS të OKB-së do të forcojë pozitën ndërkombëtare të vendit, përcjell tutje albinfo.ch.

Qeveria lëshon rekomandimin zyrtar për të vaksinuar foshnjat kundër lisë së dhenve

Në udhëzimet e tyre të përditësuara për vitin 2023, zyrtarët zviceranë të shëndetësisë rekomandojnë imunizimin e foshnjave kundër kësaj sëmundjeje ngjitëse të fëmijërisë deri në ditëlindjen e tyre të parë.

“Vaksinimi rutinë që nga fëmijëria e hershme ul barrën e sëmundjes në të gjitha grupmoshat. Në planin afatmesëm, do të zvogëlojë edhe numrin e rasteve të herpes tek fëmijët dhe të rinjtë, si dhe në afat të gjatë, tek të moshuarit”. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik.

Rregullat e reja të qarkullimit do të hyjnë në fuqi

Nga ligjet e reja për korsitë e biçikletave dhe avantazhet e veçanta për shoqëruesit e makinave, tek procedura e thjeshtuar për futjen e zonave 30 km, do të shihni disa rregullore të reja në rrugët zvicerane.

Dhe duke folur për drejtimin e automjetit, mos harroni të vendosni vinjetën e re 2023 në xhamin e përparmë të makinës suaj; ju keni të gjithë muajin janar për ta bërë këtë. Nëse nuk e bëni këtë, dhe kapeni në një nga autostradat e vendit pa një të tillë, do të dënoheni me një gjobë prej 200 frangash, përcjell tutje albinfo.ch.

Testet e Covid-19 nuk do të paguhen më nga qeveria

Nëse hyni në një qendër testimi dhe kërkoni një test Covid pas 1 janarit, do të duhet ta paguani vetë.

Sidoqoftë, nëse testi urdhërohet nga një mjek, sigurimi shëndetësor do të mbulojë koston, “me kusht që testi të kërkohet për të përcaktuar çdo veprim të mëtejshëm mjekësor”, tha në një deklaratë Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH).

Nga ana tjetër, vaksinat kundër Covid do të mbeten pa pagesë.

Ka edhe një sërë ndryshimesh të tjera në janar:

Duke filluar nga ky muaj, prisni të paguani çmime më të larta të energjisë elektrike.

Por tronditja e çmimeve nuk mbaron këtu: Gjithashtu duke filluar nga 1 janari, primet tuaja mujore shëndetësore do të rriten mesatarisht me 6.6 për qind – rritja më e madhe në 20 vjetët e fundit.

Kjo është mesatarja kombëtare; në varësi të vendit ku jetoni, rritjet do të jenë edhe më thelbësore, pasi primet vendosen individualisht nga secili kanton dhe bazohen në infrastrukturën e tyre shëndetësore, nivelet e financimit të qeverisë, si dhe në popullsinë më të re/më të shëndetshme kundrejt banorëve më të moshuar, të sëmurë kronikë./Albinfo.ch


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu