Çka premtoi e çka nuk realizoi komuna e Strugës, buxheti askund

Komuna e Tetovës për vitin 2022 kishte planifikuar një mori projektesh me shuma marramendëse, por që gjithçka ka ngelur në letër. Këtë reagim e ka shprehur kreu i ASH në Strugë, inxhinieri Lulzim Nasufi, duke shtuar se Këshilli konunal miratoi Llogarinë Vjetore të Komunës së Strugës për vitin 2022, ndërsa Transparenca e Komunës ishte ZERO.

Grupi i Keshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët – Dega Strugë siç mësohet ka parashtruar mbi 30 kërkesa në lidhje me Investimet, Kontratat e Zbatimit të Punimeve, Zbatuesit, Mbikqyrësit, për punimet të Infrastrukturës në Komunën e Strugës, Ndërmarrjet Publike Komunale dhe ASNJË PËRGJIGJE.

“Marrim vetëm një shembull – Programin Vjetor për Regullimin e Tokës Ndërtimore për vitin 2022 dhe nga 6.500,000.00 Euro, që i ka paraparë Komuna e Strugës në këtë program për vitin 2022, ju vetë të Analizoni dhe të Vërtetoni se ajo çfarë ËSHTË PARAPARË, A ËSHTË REALIZUAR nga ky Program Vjetor nga Komuna e Strugës në krye me Ramis(z) Merkon”, theksoi Nasufi.

Për këtë rast ai ka drejtuar disa pyetje për Administratën e Komunës së Strugës dhe Merko :

1) Në program keni paraparë për Arnimin e Gropave në Qytet – 7.000.000.00 denarë, ose 115.000.00 €, cilat gropa i keni arnuar në qytet në vitin 2022?

2) Në program keni paraparë 1.200.000.00 denarë, ose 20.000.00 € për Rrethrotullimin në f. Misleshovë në rrugën magjistrale M-4, pse nuk e keni realizuar dhe ku janë harxhuar mjetet?

3) Në program keni paraparë 40.000.000.00 denarë, ose 650.000.00 € për Rekonstruimin e shëtitores së poshtme dhe të lartme të Lumit Drini i Zi, pse nuk e keni realizuar dhe ku i keni harxhuar mjetet?

4) Keni paraparë 12.000.000.00 denarë, ose 195.000.00 € për Rekonstruimin e rrugës “Marks Engels” nga rruga “J.N.A” ( rrethrotullimi tek stacioni policor I qytetit ) deri tek rruga “Risto Krle” – Strugë, pse nuk i realizuat dhe ku i përdorët këto mjete?

5) Keni ndarë mjete për Rikonstruim dhe ndërtimi e trotuareve në qytetin e Strugës – 10.000.000.00 denarë, ose 160.000.00 €, dhe cilat trotuare i keni ndërtuar në qytet në vitin 2022?

6) Në program keni paraparë 6.260.000.00 denarë, ose 102.000.00 € për Rekonstruimin dhe ndërtimin e rrugëve në zonën Mini Servise, pse nuk e keni realizuar dhe ku janë harxhuar mjetet?

7) Në Program për pjesën e Kanalizimeve Fekale, atmosferike dhe Rrjetin e Ujësjellësit keni paraparë 79.500.000.00 denarë ose 920.000.00 €, ku keni ndërtuar Rrjet Kanalizimi, Rrjete fekale dhe atmosferike, dhe ku keni ndërtuar Rrjetet të ujësjellësit?

8)Keni paraparë 20.000.000.00 denarë, ose 325.000.00 €, për Rekonstruimin e rrugës “Proleterski Brigadi” rruga “15 Korpus” deri tek rrethrotullimi rruga “Partizanska” – Strugë, pse nuk i realizuat dhe ku i përdore këto mjete?

9) Në Program për pjesën e Ndriçimeve Publike, keni paraparë 6.000,000.00 denarë ose 98.000.00 €, ku keni ndërtuar Rrjetet e Ndriçimeve Publike në qytet dhe rrethinë?

Të vetmen pikë të programës që e keni realizuar është regullimi i ish objketit të shkollës fillore, të cilën e katandisët për vitë të tëra deri sa ishin nxënësit në atë objekt në kushte katastrofale, dhe ju për veten tuaj investuat paratë e qytetareve, plot 20.000.000.00 denarë ose rreth 320.000.00 Euro.

Pra është koha që Ramis(z) Merko të bëj transparencën e harxhimit e të hollave publike të Komunës së Strugës, dhe pas kaq vitesh STRUGA të ndërpresë tenderimin dhe kontraktimin e punimeve te infrastrukturës kryesisht nga 2 – 3 kompani të njëjta dhe supervizionin e punimeve publike pothuajse nga një Organ Mbikqyrës…!? “, ka reaguar Lulzim Nasufi, Kryetar i degës së ASH – Strugë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu