Çmendet dhe “pëlcet” Shesheli kundër dy shqipeve Xhaka e Shaqiri, i quan bastardë

Edhe lidërët shtetëror të Serbisë janë djegur nga golat e shënuar të shqiptarëvë kundër Serbisë.

Dy golat dhe shqiponja e Granit Xhakës padyshim që secilin sllav, serb apo rus i ka tmerruar, shkruan gazeta “Bota sot”.

E ky tmerr do të i përcjellë tërë jetën.

Se serbët u tmerruan tregojnë edhe dy postimet e Sheshelit.

Lideri kontrovers serb Vojslav Sheshel nuk e ka pritur aspak mirë fitoren që dy shqiptarët e Kosovës
ia siguruan Zvicrës, duke e mundur Serbinë në folenë e tyre, në Rusi.

Shesheli nuk ka mundur ta fsheh urrejtjen që ka ndaj kosovarëve, duke shfryer mllefin e tij në rrjetin
social tëiter.

Ai i ka quajtur bastard Xherdanin dhe Shaqirin.

Madje ka thënë se të gjithë shqiptarët janë bastardë.

“A.A.A.B Të gjithë shqiptarët janë bastardë”, dhe “Shqiptarët e shëmtuar janë bastardë” janë dy
postet e Sheshelit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu