‘Çmendet’ moti në këtë vend, trashësia e dëborës ka arritur në një metër, qytetarët gërmojnë për të hyrë në shtëpitë e tyre (VIDEO)

Vendet nordike janë përballur gjatë ditëve të fundit me të ftohtin arktik, me temperaturën më të ulët në 25 vite, -44.3 gradë Celsius, në Enontekio. Në Norvegjinë jugore, reshjet e dendura të borës e kanë vështirësuar jetën e përditshme për njerëzit.

Në Grimstad, 275 km në jug të Oslos, shkollat ??u mbyllën të enjten, ndërsa bashkia filloi punën për të pastruar borën.

“Nuk mund të gjejmë derën. Kjo është çmenduri“, tha Ellen Brunborg, drejtoreshë në shkollën e mesme të Grimstad, teksa po gërmonte borën në kërkim të hyrjes së stafit në shkollën e saj.

“Ka të paktën 1 metër borë”, tha ajo.

Autoritetet u kërkuan shoferëve që të kenë kujdes shtesë në trafik për ditët në vijim pasi punëtorët pastrojnë grumbujt e borës.

Për herë të parë sot temperatura në rajonin e Oslos shënoi -30 gradë Celsius, me -31.1 gradë të regjistruar në Bjernholt, në veri të kryeqytetit norvegjez, sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Norvegjez.

VIDEO

@worldweathernews24htv

Απίστευτες εικόνες: 1,50 μέτρο χιόνι στο Arendal της Νορβηγίας 2-1-24 🌨️🌨️😲😲😳. 🎥 Πηγή βίντεο: Karīna Kinšakova.

♬ Let It Snow! Let It Snow! Let It Snow! – Dean Martin


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu