“Çmendet” moti në SHBA: Publikohen pamje që kanë kapluar vendin

Paralajmërohet përkeqësim i gjendjes në SHBA për shkak të motit. Stuhia tropikale Henri ka goditur shtetin “Rhode Island”.

Stuhia goditi bregdetin verilindor të Shteteve të Bashkuara të Dielën në mëngjes, duke sjellur erëra të forta dhe shira të dendur që parashikoheshin të linin një dëm të madhë në New Jersey dhe New York në Massachusetts.

Stuhia arriti me erëra maksimale të qëndrueshme prej 60 mph dhe presion qendror prej 989 mb, tha Shërbimi Kombëtar i Ujërave.

Zyrtarët paralajmëruan për rrezikun e përmbytjeve të përhapura në zonat e brendshme.

Stuhia ishte rreth 15 milje në lindje të Montauk, Nju Jork, shkruan CBS news, përcjell “Bota sot”.

Miliona njerëz u përgatitën për mundësinë e përmbytjeve, pasi u rrëzuan pemë dhe ka patur ndërprerje të zgjatura të energjisë.

Banorët lart e poshtë bregdetit shpresonin të kursenin nga zemërimi i stuhisë, por të përgatitur për më të keqen.

Presidenti Biden deklaroi se kjo ishte një fatkeqësi e cila preki pjesën më të madhe të rajonit, duke kërkuar kështu ndihmë federale të rimëkëmbjes.

Presidenti do të diskutojë përpjekjet e rimëkëmbjes në Shtëpinë e Bardhë të Dielën pasdite./BS

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu