‘Çmendet’ profesori serb: Thotë se është nipi i Skënderbeut dhe puth flamurin shqiptar (VIDEO)

Më 28 nëntor, shqiptarët shënuan 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Duket e çuditshme, por kjo festë u shënua edhe nga serbët.

Bëhet fjalë për profesorin dhe ekspertin serb për çështjet e Ballkanit, Mirolub Petroviq i cili në një video uroi festën e flamurit, festë kjo të cilën e quan festë serbe, për shkak se siç thotë ai flamuri shqiptar është flamur i heroit të madh, Skenderbeut, të cilin ai e quan serb, shkruan InfoPress.

Profesori serb thotë madje se Skenderbeu është stërgjyshi i tij.

“Në vendet serbe, që aktualisht janë nën okupim, pra në Epir që sot e quajnë Shqipëri, pastaj Kosovë dhe në disa Komuna në Serbinë qendrore është shënuar Dita e Flamurit, do të thotë bëhet fjalë për një festë serbe sepse flamuri që ka valuar në këto toka serbe është flamuri i heroit më të madh të shekullit 15, stërgjyshit tim, Gjergj Kastrioti”, shprehet Petroviq.

Tutje ai thotë se flamur të njëjtë kishin edhe Nemanjiqët, me shqiponjë dy krerëshme, me prapavijë të kuqe që është simol i gjakut, betejave dhe luftës për liri.

Në fund ai puthë flamurin shqiptar duke u bërë thirrje edhe serbëve tjerë që ta bëjnë këtë./InfoPress

Shikoni videon:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu