Çmenduri për Paul Pogba, Real Madrid ofron katër lojtarë

Nëse duam të kemi një ide të qartë se çfarë do të ndodhë këtë verë apo vjeshtë me transferimet në futboll, le të shikojmë se çfarë po bën klubi më i madh në botë. Real Madrid ka në plan të marrë Paul Pogba dhe trajneri Zinedin Zidane e presidenti Florentino Perez kanë përpiluar një plan, që nuk parashikon shpenzime financiare.

Reali pritet t’i ofrojë 4 lojtarë “Djajve të kuq”, të paktën siç shkruan “The Sun”. Futbollistët që ofrohen janë këta: Kolumbiani Hames Rodrigezi, i marrë për 75 milionë euro në 2014, talenti i ri 21-vjeçar, Martin Odegaard, me norvegjezin që është dhënë huazim tek Real Sociedad.

Po ashtu, në listë janë edhe Lucas Vazquez, një nga prodhimet e Akademisë së Realit, por që ka probleme të jetë titullar, si dhe Brahim Diaz, një lojtar vetëm 20 vjeç, me origjinë marokene, por që luan për Spanjën U21.

E tillë është gjendja financiare e lojës më popullore në botë, saqë edhe një klub “mbretëror” si Reali duhet të kthehet në “shkëmbimet në natyrë”, siç kanë qenë në botë kur nuk ekzistonte paraja, ose kur kjo ishte e paktë.

Gjithsesi, raportet nga Anglia flasin për dëshirën e trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjer, për të pasur në mesfushë dyshen Paul Pogba-Bruno Fernandes. Pra, nuk do të jetë e lehtë që madrilenët të realizojnë ambicien e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu