“Çmenduri”, shikoni çfarë po ndodh me Instagramin e fituesit të “Big Brother Kanada” pasi foli për Luiz Ejllin

Mbrëmjen e djeshme u lexua zarfi i zi, ku në përmbajtje kishte dënimin e tre banorëve: Luizit, Armaldos dhe Kristit. Shkak u bë fikja e mikrofonave dhe hyrja e tyre në tualet për disa sekonda.

Gjatë prime-t Luizi pranoi se e gjitha ishte e llogaritur nga ai duke e konsideruar si një hakmarrje ndaj Armaldos dhe Kristit.

Mirëpo opinionistja Zhaklin Lekatari dhe një pjesë e banorëve kishin mendim ndryshe nga Luizi, duke u shprehur se nuk qe e llogaritur nga ai por ishte diçka e rastësishme në të cilën ai donte të merte meritat dhe të dukej si strateg.

Luizi nga ana tjetër shtoi se e njëjta situatë ka ndodhur dhe në “Big Brother Kanada” nga Kevin Jacobs.

Me t’a zbuluar këtë, shumë fansa të Luizit i kanë komentuar në profil kanadezit se si Luizi po frymëzohet nga ai.

Nisur nga komentet e ndjekësve, Kevin u pa mjaft i habitur aq sa bëri një reagim publik duke falenderuar fansat e Luizit për komentet e shumta dhe duke e konsideruar këtë të fundit si një gjeni.

Mirëpo brenda pak orësh pas reagimit të kanadezit, diçka e papritur ka ndodhur në rrjetin e tij social, Instagram.

Kevin ka fituar plot 10 mijë ndjekës. Ai kishte 10 mijë të tillë ndërsa tani ka shkuar në 22 mijë ndjekës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu