Juventusi ka arritur të marr një pikë në fushën e vështirë të Wanda Metropolitanas, ndaj Atletico Madridi që u mbyll 2-2.
Cristiano Ronaldo dihet se nuk është i mirëpritur në këtë stadium, pasi pothuajse sa herë ka luajtur ka shënuar.
Madje portugezi u fishkëllye gjatë gjithë ndeshje nga tifozët sa herë që e prekte topin.
Por minuta e fundit e shtesës ka mundur të jetë e kobshme për tifozët e Atletico Madridit.
Ronaldo mori një top nga e majtë, shmangu fillimisht katër lojtarë të Atletico, ndërsa të pestin e kaloi me një lëvizje shumë të bukur, për të gjuajtur drejt portës.
Fati i Jan Oblak që topi shkoi ngjitur me shtyllën, por për disa sekonda stadiumi heshti.
Cristiano Ronaldo . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
Ronaldo përfitoi nga kjo dhe me gjeste, sikur tha se pse tani nuk fishkëlleni.
Como te admiro @Cristiano, y que susto le metiste al Atlético de Madrid 😂😝pic.twitter.com/eProQbio8C
— ABRAZO DE GOL 👑 (@AbrazoDeGol_7) September 18, 2019










