Çmenduria e Kloppit: Kishte telefonuar Fergusonin në 3:30 të mëngjesit për t’i thënë se Liverpooli ishte shpallur kampion i Ligës Premier

Sir Alex Ferguson ka zbuluar se Jurgen Klopp e ka telefonuar atë në ora 3:30 të mëngjesit për t’i kumtuar lajmin se Liverpooli ishte shpallur kampion i Ligës Premier.

The Reds kishin pritur 30 vite për të arritur një gjë të tillë, fal trajnerit gjerman që ndërtoi një skuadër të suksesshme, pas pesë sezonesh në Anfield Road.

“Po të fal që më ke telefonuar në ora 3:30 të mëngjesit për të më thënë se keni fituar Ligën Premier. Faleminderit. Sidoqoftë, e keni merituar plotësisht”, ka thënë trajneri legjendar i Manchester United.

Kjo deklaratë ishte tejet miqësore mes dy trajnerëve, që edhe pse nuk kanë pasur fatin të takohen në Ligën Premeir, Klopp kishte takuar skocezin qysh kur kishte arritur te Liverpooli.

Gjermani kishte zbuluar se të takosh Fergusonin, ishte sikur të takosh Papën, pasi puna e tij në futboll, e ka bërë atë trajnerin më të mirë të të gjitha kohërave kur drejtonte Djajtë e Kuq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu