Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, shtrejtohet benzina

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,34 % në raport me vendimin e datës 20.7.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 4,133 %, te nafta për 1,937 %, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,431 % dhe te mazuti ulja është për 0,446% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,39%.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) nuk ndryshojnë.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,293 den/kg dhe do të jetë 41,001 den/kg.

Nga data 25.7.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 82,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 84,50 (denarë/litër)
– Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 72,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 71,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,001 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 25.7.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu