Çmime të reja të derivateve të naftës në RMV

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,25% në raport me vendimin e datës 12.10.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,542 %, te nafta për 2,136 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,331 % dhe te mazuti për 1,312% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,334%.

Nga data 17.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS95 – 80,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS98 – 82,50 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 82,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 81,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 45,349 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/l., ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUEPR BS-98 ulet për 0,50 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,262 den/kg dhe do të jetë 45,349 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 17.10.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu