Çmimi i energjisë së ngrohjes në Shkup rritet nga 14,8 deri në 16,31%

Kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se çmimi i energjisë ngrohëse në Shkup do të rritet nga 14,18 deri në 16,31 për qind, përcjell TV21. Bislimovski tha se rritja vjen si pasojë e rritjes së çmimit të gazit natyror në tregun botërorë.

“Në rrjetin më të madh ku furnizohen rreth 90 për qind e shpenzuesve në qytetin e Shkupit, çmimi i energjisë për ngrohje do të rritet për 14,18 për qind. Për shpenzuesit në ngrohtoren e Hakuranës në energjetikë çmimi i energjisë ngrohëse rritet për 15,58 për qind dhe për shpenzuesit të kyçur në rrjetin Shkup-Veri çmimi rrite për 16,31 për qind”, tha Bislimovski, duke shtuar se çmimi i gazit në tregun botërorë është rritur për 10 herë më tepër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu