CNN filmon brenda një kampi xhihadistësh, zbulojnë një detaj shqetësues! (VIDEO)

Rrjeti i njohur televiziv amerikan, CNN, ka publikuar së fundi një reportazh, ku tregon se si përgatiten për luftë xhihadistët e “Shtetit Islamik”.

Stafi i CNN-it ka arritur të filmojë brenda një kampi xhihadistësh, por nga pamjet duket edhe një detaj, i cili i ka shpëtuar vëmendjes së shumicës së shikuesve.

Në nisje të videos, teksa tregohen disa çadra ku qëndrojnë dhe stërviten xhihadistët, mbi to mund të shihet fare qartë e stampuar logoja “US”.

Aktualisht, nuk dihet nëse ky detaj i ka shpëtuar stafit të gjigantit televiziv amerikan, apo është lënë aty qëllimisht për të treguar diçka më tepër. /Tema/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu