Conte: Krenari që na cilësojnë si më të fortët, Eriksen ka pasur shumë mundësi

Interi zbret në fushë ditën e nesërme (15:00) dhe do të përballet me Torinon në “San Siro”. Antonio Conte pret fitore nga djemtë e tij, teksa ka një koment për Christian Eriksen në konferencën e zakonshme për shtypin.

I dimë pikat e forta dhe defektet tona, gjëra që nuk mund të kuptohen nga jashtë. Duhet të fokusohemi vetëm te vetja jonë. Gjithmonë shpresoj që të ketë ndershmëri intelektuale nga të gjithë, veçanërisht ata që janë thirrur të gjykojnë ndeshjet. Shumë na konsiderojnë si skuadrën më të fortë në Itali, duhet të jemi krenarë për këtë vlerësim. Eriksen? Unë gjithmonë bëj zgjedhje për të mirën e Interit. Mendoj se Eriksen ka pasur shumë mundësi për të treguar vlerat e veta. Ai ka luajtur më shumë se shumë lojtarë të tjerë. Kur ta konsideroj të përshtatshme, do e aktivizoj titullar ose do të futet në lojë gjatë ndeshjes“, thekson Conte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu