Corona “sulmon” dhe areoplanmbajtësen e njohur amerikane

Pentagoni konfirmoi të enjten se tre ushtarakë nga areoplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” kanë rezultuar të infektuar nga Corona dhe janë transferuar në një spital ushtarak për trajtime të mëtutjeshme

“Tre raste të COVID-19 u diagnostikuan në personelin e areoplanmbajtëses dhe janë identifikuar të gjithë njerëzit me të cilët ata kishin kontakte”, tha sekretari i marinës, Thomas Modly.

Areoplanmbajtësja e njohur e ushtrisë amerikane ishte në port 15 ditë më parë në Vietnam. Autoritetet nuk zbuluan nëse marinarët ishin infektuar ndërsa ishin brenda ose jashtë.

Ka afërsisht pesë mijë njerëz aty.

U njoftua më herët se Pentagoni do të dërgonte një ushtri për të ngritur spitale të përkohshme në New York dhe Washington.

Fatkeqësisht, ata thanë në atë kohë që disa vende i kishin dërguar thirrje për ndihmë Ministrisë së Mbrojtjes, por duke shtuar se nuk do të mund t’i ndihmonin të gjithë.

“Tani jemi duke punuar për të bërë spitalet në Seattle dhe Neë York. Pasi të konfirmohet se duhet të shkojmë në vende të tjera, ne do të vazhdojmë me veprimet dhe do t’i porosisim njerëzit që të përgatiten për zbarkim”, tha Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.

Pentagoni tashmë ka urdhëruar vendosjen e “Spitalit të Mëshirës” të “USNS Mercy” në Los Angeles, për të ndihmuar spitalet civile. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu